104 milionë dollarë,ky vend kap sasinë më të madhe të drogës në historinë e saj

Policia në Australi ka sekuestruar sasinë më të madhe të drogës që është kapur ndonjëherë në vend, me një vlerë që arrin në 104 milionë dollarë.
Ngarkesa prej 450 kg heroinë u kap në portin e Melbournit dhe u gjet në një konteiner me pllaka qeramike.

Dërgesa ishte nisur nga Malajzia dhe kishte si destinacion një biznes të vendosur në Melbourne. Deri në këto momente janë kontrolluar nga policia disa objekte dhe zona në kryeqytetin e shtetit të Victorias, ndërsa është arrestuar një shtetas malajzian, i cili rrezikon burg të përjetshëm./