13 shtete morën pjesën në ‘Festival Euro Kosova Art’, organizuar nga komuna e Fushë Kosovës

Është mbyllur edicioni i 9-të i’Festival Euro Kosova Art’. Festivali Ndërkombëtar i pikturës “Festival Euro Kosova Art ” i cili edhe këtë vit është mbajtur në Fushë Kosovë, saktësisht në fshatin Harilaç, për disa ditë ka qenë vend takimi i artistëve vendor dhe të huaj. Në këtë festival përveç artisteve kosovar, kanë marrë pjesë edhe artistë nga 13 shtete të botës. ‘Festivali Euro Kosova Art’ organizohet tash e 9 vite nga Komuna e Fushë Kosovës dhe këtë vit ka pas një mbështetje edhe nga Ministria e Kulturës. Kujtojmë që në ditën mbylljes së tij morën pjesë shumë figura të njohura, të politikës dhe artit, ku vlen të përmendet, Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi, Ambasadorja e Finlandës2 dhe shumë të tjerë. Drejtori organizativ i këtij festivali, Muhamet Ahmeti, në fund ndau disa mirënjohje për gjitha ata artistë që morën pjesë. Më poshtë mund t`i shikoni disa foto nga ky Festival.