183 të infektuar, 102 të shëruar dhe pesë viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë nga 1769 testet e kryera 183 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19. Shkup-51, Kumanovë-7, Dibër-4, Shtip-1, Prilep-15, Tetovë-13, Strugë-4, Veles-3, Manastir-6, Ohër-5, Kavadar-5, Gostivar-9, Gjevgjeli-3, Strumicë-7, Kriva Pallankë-4, Radovish-3, Koçan-20, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandov-3, Vinicë-4, Dellçevë-5, Sveti Nikollë-3 dhe resnjë-2.

Ndërkohë betejën me Kovid-19 e kanë humbur 5 pacientë. Një pacient nga Shkupi i moshës 61 vjeçe, një 68 vjeçar nga Dibra, një 58 vjeçar nga Kriva Pallanka, një 71 vjeçar nga Radovishi dhe një pacient nga Koçani i moshës 66 vjeçe.