Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 28 persona

Gjatë 24 orëve të kaluara, në territorin e gjithë vendit, gjithsej 52 persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje, përkatësisht orën policore.

“Janë arrestuar 28 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për shqiptim të masave”, njoftojnë nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Masës për mbajtje të maskave mbrojtëse për të parandaluar coronavirusin nuk i janë përmbajtur 205 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, 48 personave u janë dhënë vendim për izolim dhe 17 persona kanë nënshkruar vendimin për vetizolim.