200 mijë euro do të kushtojë zbukurimi i qytetit të Shkupit për fundvit

Qyteti i Shkupit ka publikuar tenderin për zbukurimin e qytetit për fundvit. Vlera e marrëveshjes është përcaktuar të jetë 200 mijë euro pa TVSH.
“Dekorimi dhe zbukurimi për festat e fundvitit duhet të jetë në nivle të lartë estetik, në frymën e kohës moderne të jetesës, me dizajn atraktiv dhe efekte artistike”, qëndron në dokumentacionin e publikuar në faqen e Byrosë për Furnizime Publike.
Kryetari i komunës Petre Shilegov thotë se qytetari në fillim të dhjetorit do të zbukurohet, ndërsa nëse do të ketë pritje në natën e ndërrimit të motmoteve varet nga gjendja me koronavirusin.
Vitin e kaluar zbukurimi i qytetit ka 260.000 euro. /SHENJA/