Dunga, trajner i ri i Brazilit

Carlos-Dunga

Carlos Dunga do të jetë trajner i ri i Brazilit.

Federata braziliane e futbollit, ka konfirmuar zyrtarisht se Dunga është emëruar trajner i ri i Selcaos.

51-vjeçari rikthehet në këtë pozitë duke zëvendësuar Luis Felipe Scolarin, i cili dështoi me Brazilin në Botërorin 2014.

Dunga timonier i Brazilit ka qenë edhe në vitin 2006 deri me 2009, ku me kombëtaren brazilian kishte fituar Kupën e Konfederatave në vitin 2007, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Pekin në vitin 2008.