Gruevski, akuza të rënda për opozitën

zaev_gruevski3

Mungesa e dialogut politik në Maqedoni rrezikon të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Kështu është shprehur komisioneir për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Ndaj fjalës së Fyles ka reaguar Gruevski, i cili tha se LSDM-ja është përgjegjëse për mungesëne dialogut.

“Unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër, përveç asaj që kam thënë deri tani. Dialogu politik për mua është i mundshëm në çdo moment, kur LSDM-ja të vlerësoj se është e gatshme të negociojë. Megjithatë kuptohet, nuk mund të pranojmë kushtëzime të llojit ‘qeveri teknike’, të çfarëdo qoftë forme”, deklaroi Gruevski.

Ai ka kritikuar ashpër edhe kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zherkovskin, se ky i fundit kritikon së koti qeverinë dhe nuk bën asgjë për komunitetin.