Konflkti izraelito-palestinez, goditje ndaj një shkolle në Gaza. Humbasin jetën 15 fëmijë

mideast-israel-palestinians

Konflikti izraelito-palestinez provokon viktima të tjera në jetë të pafajshme. Kësaj radhe bëhet fjalë për goditjen nga forcat izraelite të një shkolle në Gaza, ku kanë humbur jetën 15 fëmijë. Lajmi është konfirmuar si nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ashtu edhe nga nga Radio Izraeli. Ndërkohë burimet palestineze flasin edhe për 200 të lënduar, ndërkohë që konflikti ka prodhuar deri më tani 750 të vdekur krahas 140 000 palestinezëve që kanë lënë vendin.