Shtyhet gjykimi për vrasjen në Shkup, i riu shqiptar mbetet në paraburgim

ubistvo

Procesi gjyqësor për vrasjen e të riut maqedonas Angel Petrov muaj më parë në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, ku si i dyshuar kryesor është i riu shqiptar Naser Elmazi nga Gërçeci i Shkupit është shtyer për muajin shtator.

Kështu ka vendosur trupi gjykues duke nënvizuar se po vazhdon procesuimi i ekspertizës së fakteve dhe dëshmive.

Ky proces gjyqësor shtyhet për herë të dytë, ndërsa avokati mbrojtës i të riut shqiptar, Rubin Dvojakov ka thënë se klienti i tij në vetëmbrojtje ka therrur të riun maqedonas dhe se ai kishte theksuar se ishte sulmuar.

Por, versioni i policisë dhe medieve ishte se shqiptari ishte vrasës dhe kjo nxiti revoltën dhe reagimin e dhunshëm të qytetarëve maqedonas, që dëmtuan dhe dogjën lokale dhe objekte të shqiptarëve në zonën ku kishte ndodhur vrasje. (INA)