“Monstra” anullohen protestat për nesër

monstra

Për shkak të festës së Fiter Bajramit janë shtyrë protestat.

Lajmërimi është dhënë nga Këshilli Organizativ Koordinues i rastit “Monstra”.

-Në emër të gjithë familjarëve, ne Këshilli Organizativ Koordinues, në shenjë respekti ndaj kësaj feste të madhe,kemi vendosur që këtë të premte të mos dalim në protesta, dhe i ftojmë qytetarët shqiptarë që këto ditë t’ia përkushtojnë festës së Fitër Bajramit, kanë thënë nga Këshilli Organizativ.

Sipas Këshillit, Protestat paqësore do të nisin javës tjetër.