Fushatë politike dhe keqpërdorime edhe për Ramazan

d_492043390

Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të ndryshme të qeveritarëve shqiptarë në Maqedoni, me tavolina të pasura për iftaret në këtë muaj të Ramazanit.

Ministra, deputetë dhe personalitete të tjera publike shfaqen nëpër foto duke pritur iftarin në disa nga hotelet dhe lokalet luksoze në Shkup, Tetovë, Strugë dhe qytete tjera.

Në mesin e tyre janë kryesisht njerëzit e afërm dhe grupacionet e tyre politike dhe të pushtetit. Shumica e qytetarëve e shohin me iritim këto fotografi që shëprndahen me tavolina me bollëk, kur shumë familje përballen me krizë të rëndë sociale dhe mungesë të kafshatës së bukës, edhe në këtë periudhë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një pjesë e zyrtarëve qeveritar edhe nuk agjërojnë, por manipulojnë nëpër fotot e ndryshme nëpër mbledhitë e darkat të apostrofuara si iftare. E keqja është se e bëjnë këtë bamirësi me paratë e taksapaguesve. (INA)