Shtypi grek: Nimic nuk do të sjell propozim të ri

Metju Nimic

Gazeta greke “Katimerini” shkruan se mediatori Metju Nimic nuk do të sjell ndonjë propozim të ri, gjatë vizitës së tij në Shkup dhe Athinë.

“Nimici nuk sjell ndonjë propozim të ri. Ministria greke së paku nuk ka përshtypje të tillë, nga ana tjetër qëndrime të njejta kanë edhe mediumet në Shkup. Ministri për punë të jashtme Nikolla Poposki mbrëmë në konferencë për shtyp në pyetjen se a pritet propozim i ri, nga mediatori Nimic, është përgjigjur se nuk ka paralajmërime të tilla”, shkruan “Katimerini”.