Në një gazmend familjar plagosen dy gra në Kumanovë

Policia ka informuar se të shtunën në një gazmend familjar në Kumanovë, janë plagosur dy femra, si pasojë  e gjuajtjes  me armë zjarri të një pjesëmarrësi në këtë eveniment familjar.

Në informacionin e policisë thuhet se si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri, njëra nga dy të lënduarat është dërguar urgjentisht në Urgjencën e Shkupit, kurse tjetra ka marrë trajtimin mjekësor në Sçitalin e Kumanovës.

Më tej në informacion theksohet se policia ka identifikuar personin , i cili ka gjuajtur me armë zjarri në gazmendin familjar. Ai është 19 vjeçar dhe është arrestuar nga policia.