Fjala në tryezën “300 ditët e dështimit të qeverisë në ekonomi”!

“Zoti kryetar,

Të nderuar pjesëmarrës,

 

Për Shqipërinë, kalimi i ekonomisë mëhiperkolektiviste të Europës në ekonomi private, kontributi i ekonomisë privateme 80% në GDP në vitin 96, përbën në historinë e tregut të saj arritjen mëmadhore, dhe në një mënyrë ose në një tjetër, po të kemi parasysh detyrimet ndërkombëtaretregtare këto dëshmojnë se, ekonomia e tregut është e parikthyeshme në këtëvend. Në këtë kontekst, adaptimi i një politike liberale bëri që Shqipëria, nëtë dy institucionet që përllogarisin indeksin e lirisë ekonomike, të ecë meshpejtësi, të lërë mbrapa disa nga vendet më të përparuara e më të zhvilluara tëBE. Në Heritage Foundation arrin te vendi 57, është e 43-ta në rankingun e Fraser.Por çndodhi dhe çpo ndodh. Po ndodh një fenomen dhe një zhvillim dramatik ipabesueshëm. Tregu në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të kontinentit porndofta edhe të planetit, përballet sot me mafien më të egër.

 

Të dashur qytetarë dheqytetare,

 

Sot liria e tregut, liria ekonomike, që në fakt dhe nëthelb është themeli i lirive tuaja të tjera, viktimizohet çdo ditë nga një grupkleptokratësh mafiozë që kanë vendosur në Parlament kriminelë e të dënuar, kanëvendosur në ministri e në agjensira kriminelë të dënuar, dhe që sot viktima mëtë zakonshme janë bërë biznesmenët. Cdo javë apo çdo dy javë, një biznesmenekzekutohet, madje edhe publikisht, para kamerave, para qytetarëve, paraPolicisë. Cfarë ndodh me këtë serial ekzekutimesh të biznesmenëve. Ndodh sebandat e inkurajuara nga qeveria vendosin konkurrencën me tytën e revoles. Dheky është zhvillimi më dramatik. Nuk mund të ketë ndodhur kurrë në historinë eEuropës, që një qeveri të vijë pas 8 vitesh në pushtet dhe të dorëzojë nëParlament një dokument, i cili në asnjë rresht nuk ishte program ekonomik. Në tëcilin në asnjë rresht nuk flitej për borxhin, për defiçitin buxhetor, nukflitej për asnjë tregues konkret, por sikur të ishte një hartim i një nxënësi tëshkollës 9-vjeçare. Ndërhyri FMN. Ndërhyrja e Fondit ishte e rëndësishme porshoh se këto institucione ka rrezik të shndërrohen në aleat të regjimit mëkleptokratik të Europës, dhe u bëj thirrje nga kjo platformë të rishqyrtojnë qëndrimine tyre. Ata e dinë mirë çdo të thotë të gjesh një qeveri pa asnjë treguesekonomik në programin e saj, pa asnjë objektiv. Ata e dinë mirë çdo të thotë përnjë popull t’i japësh kësaj qeverie qindra milionë dollarë në një kohë kur kjonuk respekton asnjë rregull. Ata e dinë mirë se çdo të thotë të bekosh njërritje borxhi, në një vit, 3 herë e gjysëm më të madhe se sa në 8 vite.

 

Ku jemi sot, para këtyre zhvillimeve dramatike? Nuk kaasnjë tregues të vetëm që të faktojë se ekonomia po rritet. Cdo tregues serioztregon se ekonomia është në pikiatë. Por ka një njëri, i cili është nulitetabsolut në ekonomi, që përveç bojërave nuk njeh asgjë mbi tokë, dhe që u thotëshqiptarëve se rritja reale e juaja është më e madhe se rritja nominale, serritja nominale është negative por realja ama është pozitive. Por kjo tënderuar zotërinj mund të ndodh vetëm nëse Adriatiku bëhet naftë. Po edhe atë jagjen Koçoja vendin se Koço tani është kryespecialisti i naftës. Pse kjorrokullisje? Kjo rrokullisje sepse janë atakuar themelet e lirisë ekonomike.

 

Të dashur miq,

 

Nuk ka liri ekonomike pa siguri ligjore. Edhe pseShqipëria nuk renditej në 10 apo 20 vendet e para, pasi për nivelin e taksavedhe praktika të tjera duhej të renditej por e them edhe vetë që nuk renditejdot sepse Shqipëria nuk kishte atë shkallë sigurie ligjore që ka Hong Kong,Singapori, Zvicra apo vende të tjera të cilat renditeshin të parat, mëgjithatëShqipëria përmirësohej në mënyrë shumë të ndjeshme. Cfarë ndodh sot me sigurinëligjore? Sot ka një batërdi. Por mos harroni se Hayek thotë se asgjë ska bërëme të prospertë kombet, si faktor i vetëm, sesa siguria ligjore. Kurse këtukemi një kryeministër që në të gjitha format dhunon ligjet, Kushtetutën,kontratat dhe çdo gjë tjetër. Dhe kur i thotë kancelarja gjermane në krah seinvestimet gjermane kërkojnë siguri ligjore, ky (Rama) automatikisht menon njëgjykatës, se është afër zeros në nocionet që duhet të ketë. Gjykatësi është ifundit në sigurinë ligjore, dhe nëse ai krijon një xhungël mafioze gjykatësihumbet çdo vlerë. Siguria ligjore fillon që me hartimin e ligjit, me mënyrën ediskutimit të ligjit, me miratimin e ligjit, me kohën e futjes në fuqi tëligjit, me zbatimin e tij, me përputhjen e ligjit me hierarkinë ligjore, me përputhjene ligjit me Kushtetutën, e fundit është Gjykata. Nuk ekziston qeveri gjykatësish.Ata që mendojnë se demokracinë do ta sjellin qeveritë e gjykatësve janëiluzionistë.

 

Po preken themelet e lirisë ekonomike. Cfarë ndodh mepronën? Elementare, njëriu pronën e vetë duhet të ketë të drejtë të gëzojë tëardhurat prej saj dhe ta shesë. Keni parë ju një kryeministër me papërgjegjshmëritë plotë që ngrihet nga zyra e tij dhe thotë se nga Velipoja në Ksamil nuk mundtë ndërtohet paçka se ka plane të miratuara sipas ligjeve, paçka se ka zona tëcilat janë kilometra të tëra nga bregdeti dhe s’kanë asnjë lidhje. Të gjithakomunat e Tiranës s’mund të ndërtojnë. Ja u ngrin, me një urdhëranti-kushtetues e anti-ligjor, pronën dhjetëra e qindra mijëra familjeveshqiptare. Nga të eci tregu pastaj? Po ja preke shtyllat, tregun nuk e asgjesonpor e çon drejt paralizës. Po a ka themel më të rëndësishëm për tregun sekontrata dhe liria e saj? Me mburrje, një njëri që elaboron teorinë se prodhimimë i madh i energjisë shtohet me rritje çmimi, njofton se me urdhër ekzekutiv30 kontrata, apo 50 kontrata. Ci mbetet kontratës atëherë si dokumenti mëthemelor i marrëdhënies ekonomike? Humbet çdo vlerë para një grupi mafioz qëduan të zëvëndësojnë sigurinë igjore me agresionin e mafies, duan të sigurojnëlirinë e kontratës me ligjin e tyre, ushtrojnë mbi pronën një hanxhar të vërtetë.Nga mund të ketë liri ekonomike një vend që, në mënyrë të pabesë, rritentaksat, në një kohë kur kjo krizë faktoi se ata që rritën taksat u ndanë me këpucëtë kuqe. Ata socialist që menduan se po i godasin të pasurit ata goditën tëvarfërit. Dhe sot në këto vende që u nisën nga ky parim, diferenca midis tëpasurve dhe të varfërfve është më e madhe se kurrë në historinë e tyre. Kjo ështëe vërteta. Tani na shton edhe një taksë të tmerrshme, dhe kujt ja u shton? Ja ushton më të vafërve të Shqipërisë. Ja u hoqi komunat duke i detyruar qytetarëttë paguajnë 3-fishin për një shërbim më minimal. Ai paraqiti një ndarje fund ekrye anti-ekonomike, totalisht elektorale. Treguesit i paraqiti në mënyrë tëshkëlqyer zoti Bode. U referua te statistika e institutit, i cili është në difiçencetë plotë teknike, intelektuale, e të gjithanshme.

 

Ku është ekonomia sot? Rritja është – 2.5% deri ne 3%.Po pse e them këtë? E them nga një krahasim. Ka patur një moment që ne kemipatur një rënie të rritjes reale në 0.2%, ai tremujor tregon se rritja nominaleështë 2% apo 1.5%. Mund të ndodhë. Merrni treguesit dhe ju bëj thirrjeorganizatave të biznesit, shoqërisë civile ti marrin ato, se me statistikën e EdiRamës do shkojmë në skëterrë. Është mirë ti dinë në mënyrë që ti kthejnë. Seproblem është që këta nuk janë as liberal as Keynesian, këta janë thjeshtmafiozë. Këta nuk besojnë Keynesin dhe janë socialist pastaj. Ka rënë konsumi imallrave të konsumit të gjerë, kanë rënë boritë më të mëdha të alarmit. Po kupyet mafia për Keynesin. Mafia ka vetëm interesa të vetat të cilat duhet tirealizojë me çdo kusht. Katër herë më pak investime të brendshme sesa një vit mëparë. Po pse? Sepse të gjitha prokurimet publke janë pazare nga më tëneveritshmet. A e dini ju sot se përfaqsuesit e bandave kapin biznesmenët dhe ithonë se “fitove ti tenderin e kësaj rruge? Jo se ke ti, s’do ta marrësh ti sedo e marr unë”, dhe guxon njëri rastësisht i përmënd miqësinë me Koçon dhebanditi merr në tel direkt Ramën. Kjo është absolutisht e vërtetë.

 

 

Pra, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të japimalarmin për këto zhvillime dramatike. U bëj thirrje institucioneve ndërkombëtarenë Shqipëri, të ngrihen në lartësinë e përgjegjësisë së institucioneve të tyre,sepse të japësh qindra milionë dollarë për të rritur borxhin një populli në mënyrënmë të pamerituar, është një bashkëfajësi me një qeveri që nuk respekton asnjërregull përveç ligjeve të mafies.”