Ushtarët e UÇK-së vranë politikanë të LDK-së?!

Uilliamson ka vlerësuar se brenda rradhëve të UÇK-së ka patur, ndër të tjera edhe një luftë të ashpër për pushtet.

Ai ka hedhur dyshime se vrasjet e zyrtarëve të lartë në LDK mund të jenë bërë pikërisht nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për më tepër ne kemi konstatuar që disa elementë të UÇK’së ndërmorën një fushatë të zgjatur të dhunës dhe të frikësimit gjatë viteve 1998 dhe 1999 të drejtuar kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë kosovarë e cila gjithashtu përfshinte veprat e vrasjeve jashtëgjyqësore, burgimeve të jashtëligjshme dhe trajtimit çnjerëzor” , tha Uilliamson.

Sipas prokurorit amerikan, pjesëtarët e UÇK-së kanë ushtruar ndaj kundërshtarëve politikë terror, dhunë e frikë, deri në ekzekutime pa gjyq.