Ziadin Sela, do drejtoj partinë e re shqiptare ?

Së afërmi pritet të formohet një subject i ri politik  apo lëvizje e shqiptarëve në Maqedoni njofton DW.

Ky paralajmërim prej kohësh përmendet në rrethet politike,ndërsa spekullimet më shumë janë orientuar në faktin se kush do ta formoj partinë dhe cfarë ideologjie do të ketë e njëjta.

Si inicues të formimit të partisë shpesh përmendet kryetari i Komunës së Strugës,Ziadin Sela,bashkë me një grup intelektualësh dhe publicistësh raporton DW.
Të lardpërmendurit nuk duan që publikisht t’I komentojnë këto paralajmërime,por një pjesë e tyre pranojnë ‘’Në teren ekziston një presion i madh si dhe bisedime për formimin e një partie të re politike, e cila më në fund në mënyrë bazike dhe konzistenete do të përfaqësoj interest e shqiptarëve,të cilat prej kohësh I kanë harruar BDI dhe PDSH’’.Sipas tyre këto aktivitetet duan kohë dhe një punë sistematike.