Ivanov: Vetem BDI-ja, nuk i perfaqeson shqiptaret

Presidenti i Republikes se Maqedonise Gjorgji Ivanov per gazeten “Dnevnik” ka thene se “BDI-ja nuk e ka të drejtën të pretendoj se vetëm ajo, dhe askush tjetër, duhet t’i përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë”. Ai ka thene se nuk eshte ne rregull qe BDI-ja të kërkojë funksione nën kompetencë të presidentit, pas bojkotit të zgjedhjeve presidenciale.

Lidhur me Këshillin e Sigurisë, që eshte sfida e parë e funksionimit mes presidentit dhe BDI-së, presidenti maqedonas thote se Këshilli do të konstituohet dhe do të përfshijë edhe shqiptarë, por jo nga BDI-ja.

“Nuk është e drejtë ekskluzive e BDI-së që ti përfaqësojë interesat e qytetarëve shqiptarë. Në Maqedoni është e nevojshme që, më tepër se kurrë, të tejkalohen interesat e ngushta partiake dhe personale. Ti bojkotoni zgjedhjet presidenciale, ndërsa tani publikisht të kërkoni funksione dhe të bëni pazar me çështjet e interesit vital për shtetin, është të paktën sjellje e papërgjegjshme, nënçmim i kapacitetit demokratik të shtetit. Por siç ndodh në jetë, ashtu edhe në politikë, kur ti hyni lojës së dikujt tjetër, nuk dilni dot kollaj”, ka theksuar Ivanov.

Jane pikerisht deklaratat e zyrtarëve të BDI-së rreth ndarjes së funksioneve nën kompetencë të presidentit, te cilat Ivanov i quan të paqarta, sikurse edhe propozimin për kandidat konsensual.