Bllokohen dhjetëra qytetarë në teleferikun e Shkupit

Dhjetëra qytetarë dje u bllokuan në teleferikun mbi Shkup, si pasojë e motit të keq, që pasoi pasdite me rrebesh shiu edhe erë të fortë.

Qytetarët vizitorë për disa minuta kishin qëndruar të bllokuar brenda kabinave të teleferikut, por me ndërhyrjen e punonjësve të Ndërmarrjes Publike të Transportit në Shkup, ata janë nxjerrë dhe janë dërguar në pjesën e poshtme të qytetit.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Miso Nikolov deklaroi se arsyeja e bllokimit të udhëtarëve ishte ndërprerja e energjisë elektrike, për shkak të motit të keq. (INA)