Amazon po planifikon të punësoj 80.000 punëtor vetëm për sezonin e festave

amazon-po-planifikon-t-euml-pun-euml-soj-80-000-pun-euml-tor-vet-euml-m-p-euml-r-sezonin-e-festave_hd

Gjiganti i shitjeve përmes internetit, ka njoftuar se do të bëjë këtë punësim sezonal, në mënyrë që të rrisë kërkesën e shitjes.

Zyrtarët e Amazon, kanë njoftuar se shërbimet e tyre këtë vit do të jenë shumë më efikase, nëse në kompani punojnë ky numër kaq i madh i njerëzve.

Shumica e këtyre punëtorëve, nëse tregohen të suksesshëm, do të jenë pjesë e 132.600 punëtorëve që për momentin ka kompania në bazat e saj në tërë botën.

“Deri më tani kemi punësuar 10.000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuar, ndërsa po shikojmë që njëjtë të veprojmë edhe në vendet tjera” ka thënë Mike Roth, që është zëvendës presidenti i në Amazon.