Siri, militantët islamik tërhiqen nga Kobani

ikin-420x227

Militantët e shtetit islamik janë tërhequr nga qyteti sirian Kobani. Lajmi është bërë i ditur nga Idriss Nassan, i cili deklaroi se ditët e fundit ektremistët kanë humbur kontrrollin në mbi 20 % të qytetit strategjik.

Nassan tha se shteti islamik zotëronte rreth 40 përqind të qytetit më parë, por tani ka vetëm 20 % nën kontrollin e tij. Sipas tij, forcat kurde kanë nisur operacionet e pastrimit në lindje dhe juglindje të Kobanit.

Ndërkohë, edhe zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar një lajm të tillë, duke deklaruar se si pasojë e sulmeve të fundit ajrore të udhëhequra nga SHBA, qindra militantë janë vrarë në Kobani.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Amerikane, John Kirby, tha se militantët do të vazhdojnë të dobësohen edhe pse ata nuk e kanë fshehur faktin që ata e duan atë qytet.

Lajmi erdhi pasi Presidenti amerikan Barak Obama dhe liderët evropianë ranë dakord për të bërë më shumë në luftën ndaj shtetit islamik, i cili ka përparuar shumë në Siri dhe Irak.

Forcat e udhëhequra nga SHBA kryen 18 goditje ajrore mbi objektivat e shtetit islamik të martën dhe të mërkurën, tha Komanda Qëndrore Amerikane, në një deklaratë.

Pozicionet luftarake u shkatërruan dhe gjithashtu 16 ndërtesa u goditën në qytetin me kufirin turk. Si pasojë e konfliktit, më shumë se 160.000 persona kanë lënë qytetitn dhe shumë të tjerë po ikin çdo ditë.