Besniku mban fjalën: Edhe nëse fitojmë në tavolinë ia jap paratë Kombëtares

besnik-benz-620x330

Në një prononcim për Express, Besnik Benz ka konfirmuar se do t’ia jap 1 milionë eurot Kombëtares edhe nëse fiton me rezultat zyrtar.

Biznesmeni kosovar, Besnik Benz, do ta mbaj fjalën e tij deri në fund, përkundër trazirave që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Besniku, i cili premtoi 1 milion euro për Kombëtaren shqiptare do t’i jap ato edhe nëse Shqipëria fiton me rezultat zyrtar, 3:0.
Një gjë të tillë, Besniku e konfirmoi në një prononcim për Gazeta Express.

“Unë e kam dhënë fjalën dhe do ta mbaj atë, sido që përfundon”, u shpreh Besniku.
“Edhe nëse fitojmë me rezultat zyrtar, unë do ta mbaj fjalën”, shtoi tutje biznesmeni i suksesshëm kosovar.