iPhone më i vogël pritet t’i rrisë shitjet e Apple

iphone-7-do-t-euml-jet-euml-m-euml-i-holl-euml-dhe-rezistent-ndaj-ujit_hd-780x439

Apple pritet të debutojë sot me një iPhone më të vogël, më të lirë, me të cilin kompania synon tregjet në zhvillim dhe tregun kinez, blerësin më të madh në botë për telefonat e mençur.

Apple duket se po synon  ta kthejë ritmin e rritjes në tregun në të cilin ka pasur rënie në shitje në mbarë botën me produktin e saj më të rëndësishëm.

Lansimi i një telefoni të tillë – që pritet të quhet iPhone SE – paraqest tentimin e dytë të Apple për depërtim në tregun e mbushur me modele mesatare, pas përpjekjes së pasuksesshme tre vjet më pare me iPhone 5C.

“IPhone SE ofron një nxitje të re për të përmirësuar raportin me përdoruesit që duan një iPhone, por jo një model  me ekran të madh” tha analisti Bob O’Donnell nga TECHnalysis Research.