Në Tetovë punësohen profesorë maqedonas që nuk plotësojnë kushtet, shqiptarët refuzohen

mosha-pijade-1-640x336

Një profesor i shkollës “Mosha Pijade” në Tetovë ka alarmuar për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve gjatë punësimit. Kësaj here bëhet fjalë për një konkurs për punësim në këtë shkollë, ku sipas profesorit, kishin konkuruar dy kandidatë shqiptarë dhe dy maqedonas, prej të cilëve vetëm njëri i përkatësisë shqiptare plotësonte kushtet. Mirëpo, drejtoria e shkollës kishte vendosur të punësonte dy maqedonasit, raporton Fakte.
Ndryshe Drejtori i shkollës së mesme bujqësore “Mosha Pijade” në Tetovë është maqedonas edhepse pjesa dërmuese e nxënësve janë shqiptarë. Deri më tani Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe shefi i sektorit për arsim Ahmed Qazimi nuk e kanë parë të udhës që të emërojnë një shqiptarë në krye të kësaj shkolle.

Në vazhdim letra e profesorit të revoltuar:

“Dua ta paraqes nje rast ne lidhje me shkollen e mesme bujqesore “Mosha Pijade” në Tetovë. Keto informacione janë shumë të sakta nga një anetarë i Këshillit të shkollës bujqesore. Para do dite është hapur një konkurs në shkollë për profesor të gjuhës maqedone të cilët do të japin mësim në paralelet me mësim në gjuhën shqipe domethënë tek nxënësit shqiptar. Dihet shumë mirë se kjo shkollë numëron më shumë nxënës shqiptar se sa maqedon. Në konkurs janë paraqitur 4 kandidat prej të cilëve 2 kandidat shqiptar dhe 2 kandidat maqedon. Në bazë të konkursit të shpallur nga ana e shkolles i vetmi njëri kandidat shqiptar i ka plotesuar kushtet e parapara me ligj për arsim të mesëm dhe në bazë të konkursit të shpallur nga vetë shkolla.Në këtë rast duke pasur edhe notë mesatare më të lartë se të gjithë kandiddatet tjerë dhe duke i dhënë edhe provimet shtetërote. Mirëpo si duket drejtoria e kësaj shkolle nuk e ka pa të rrugës që të pranoj kandidatin shqiptar duke i plotesuar kushtet e parapara porse ka pranuar dy kandidat maqedon të njejtit duke mos i plotesuar kushtetet. Në këtë rast a thua vallë çfarë roli luan kryetarja e komunës së Tetoves dhe Shefi për arsim në kuader të komunës së Tetovës z.Ahmed Qazimi. kur dihet mirë se Komuna e Tetoves është themeluese e shkollave dhe duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor si dhe kuandrin i cili do të punoj. Si nuk kanë pasur mundesi ose si kanë lejuar një gjë të tillë në mes të qytetit të Tetoves. A thua vallë çfarë roli luan zv.Drejtori i shkolles bujqesore i cili eshte shqipëtar. Ju lutemi aktualizoni po qe se mundi si rast këtë shkelje të madhe që iu është bërë kuadrove shqiptare në mes të Tetovës. Deri kure kështu?”, – thotë profesori i revoltuar në lerën e tij./FAKTE.Net

emaili