LR-PDSH: Ndryshimi i ligjit të procedurës penale, bëhet për të bllokuar punën e Prokurorisë Speciale

levizja-per-reforma-620x330

Lëvizja për reforma PDSH reagon ndaj iniciativës së paralajmëruar të deputetëtëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për të ndryshuar ligjin e procedures penale, me ç’rast ky ndryshim-ligj bëhet me tendencë politike, për të zgjatur, stër-zgjatur dhe bllokuar procedurat dhe procesuimin e lëndëve që dalin nga Prokuroria Speciale. Nëpërmjet zgjatjes së afatit për organizimin e palës mbrojtëse nga 15 ditë deri në 3 muaj, koalicioni qeverisës, tenton të përfitojë në kohë për të ushtruar presion ndaj prokurorëve, gjykatësve dhe dëshmitarëve të mundshëm, për raste të caktuara.

Ne si LR PDSH kërkojmë nga partitë në pushtet VMRO-DMNE dhe BDI që sa më parë të heqin dorë nga ky propozim, që është në kundërshtim me Marrëveshjen e nënshkruar të Përzhinës dhe të mbajnë duart sa më larg ligjeve që e cënojnë vetë sistemin demokratik dhe juridik të vendit.

LR PDSH vlerëson se interesat e qytetarëve të RM-së janë mbi interesat e ngushta klanore dhe politike të partive politike, në kuadër të kësaj, vlerësojmë se ikje nga drejtësia nuk ka, çdo kush që ka bërë shkelje ligjore, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj, duhet të përgjigjet për veprat e bëra.