Xiaomi shton edhe Redmi 3 Pro

331201525219pm_635_xiaomi_redmi_2a_647_122815015216-780x439

Xiaomi e ka shtuar edhe variantin Pro të telefonit të saj Redmi 3. Dallimi kryesor mes këtij varianti dhe atij standard të Redmi 3 është skaneri për gisht dhe 3GB RAM me 32GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të Redmi 3 Pro përfshijnë ekranin me 5-inç në HD, procesorin Snapdragon 616, kamerën kryesore me 13MP, atë frontale me 5MP si dhe baterinë me 4,100mAh.

Pajisja e re e kompanisë kineze pritet të ofrojë edhe mundësine e dual-SIM, bashkë me Android 5.1 Lollipop OS. Tiparet tjera përfshijnë edhe 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.0, GPS/A-GPS, dhe microUSB 2.0.