Snapchat sjell Chat 2.0, shton mesazhe me audio dhe video!

snapchat-tips-780x439

Snapchat ka lansuar një përvojë të re dhe më të fuqishme për Chat, që e bën më të lehtë të lidheni me miqtë tuaj me audio dhe video, dhe e cila ka për qëllim për të lejuar biseda mes anëtarëve të rrjetit të saj në mënyrë më organike.

Ky përditësim gjithashtu ju lejon të dërgoni “ngjitësa” (stickers) në një bisedë, duke ju dhënë një gamë të gjerë të mënyrave për të shfaqur emocionet ose mendimet tuaja.

Me “Chat 2.0” ju mund të kaloni nga mesazhet tekstuale në ato me audio dhe video, me një klikim të vetëm, thuhet në njoftimin e Snapchat.

Por përpos këtyre përditësimeve, Snapchat gjithashtu ka shtuar edhe tiparin e quajtur Auto-Advanced Stories, që do të mundësojë kalimin nga një storje në tjetrën.