Xhaferi do të dorëhiqet këtë javë !?

Musa-Xhaferi-780x439-770x470

Zv. kryeministri Musa Xhaferi pritet që gjatë ditëve në vazhdim të dorëhiqet nga posti i zv.kryeministrit të Republikës së Maqedonisë pas skandalit të publikimit të bisedës në telefon me deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti, mëson portali Albeu nga burime brenda BDI-së.

Sipas këtij portali theksohet se largimi i Musa Xhaferit është gati i sigurtë dhe se kjo temë tashë po flitet hapur brenda partisë.

Burimet e njëjta theksojnë gjithashtu se kjo edhe ka qenë tema kryesore e mbledhjes së mbrëmshe të kryesisë së BDI-së, ku nuk është marrë ndonjë vendim konkret.