LD: Situata aktuale në MPB mund të krijoje probleme të sigurisë

kumanove5-620x330

Është më se e qartë se me 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje, për shkak të së cilës Lidhja Demokratike i fton ministrat dhe zëvendës ministrat që t`i heqin dorëheqjet dhe të vazhdojnë që të punojnë me kapacitet të plotë, thuan nga partia, transmeton TetovaSot.

“Paralajmërojmë për probleme të mundshme të sigurisë nëse në MPB prishet parimi i hierarkisë dhe edhe më andej praktikohet veprimtaria paralele e zëvendës ministrit.

Për shkak të kësaj, LD kërkon që qeveria t`i tërheq vendimet individuale kadrovike pasi që ato do të nxisin një kaos të tërësishëm dhe paralizojnë institucionin më me ndikim.

Këto vendime janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet për shkak të së cilës, Gjykata Kushtetuese duhet që me masë të përkohshme t`i suspendoje edhe të gjitha vendimet e qeverisë”, thuan nga partia./TetovaSot/