Ja kush i rrahu truprojet e Mijallkovit! (Foto)

trajkovski

Dejan Trajkovski 45 vjeçar, i njohur me nofkën “Bliznak” (Binjaku) është personi që dyshohet se ka rrahur tre persona, për të cilët mediumet maqedonase shkruajtën se janë truprojet e ish shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov, transmeton “Lajm”.

Këtë informacion e ka publikuar portali “Republika”, që konsiderohet i afërt me VMRO-DPMNE-në. Ky portal ka plasur edhe fotografi të Dejan Trajkovskit, në afërsi të kryetarit ët LSDM-së, Zoran Zaev dhe ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, duke akuzuar udhëheqësinë e LSDM-së, se po bashkëpunon me nëntokën.

oliver sdsm bliznak
Siç kanë raportuar disa mediume, bëhet fjalë për ish doganier, i cili është rrahur me truprojat e Mijallkovit natën mes të shtunës dhe të dielës. Pasi është futur në lokalin ku kanë qenë tre persona, ai u ka thënë t’i dërgojnë të fala Sasho Mijallkovit dhe t’i thonë se i ka borxh para që duhet të ja kthejë. Ky “selam” ka qenë shkak për fillimin e një rrahje, ku në anën tjetër kanë marrë pjesë tre persona.
Sipas kumtesës zyrtare të policisë, Trajkovski me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë (therje), personit G.K. i punësuar në polici, i cili ende është në rrezik jete. Goditja ka qenë direkt në kokën e tij me çrast mjeti i mprehtë (me siguri thikë) ia ka dëmtuar policit G.K. kafkën dhe sinuset. Pas incidentit, Trajkovski është arratisur.

 

spasovski gjorce

“Trajkovski edhe më herët është i njohur për policinë dhe ka qenë i denoncuar për vepra të ndryshme penale. Ai dhe vëllai i tij konsiderohen si bashkëpunëtorë të afërt të Oliver Spasovskit dhe Zoran Zaevit, kurse shpeshherë vërehen edhe në shoqëri të zëdhënësit Petre Shilegov. Të dy janë pjesë e strukturave të LSDM-së që i realizojnë skenarët e dhunshme të Zaevit”, shkruan Republika. Për momentin, policia ende nuk e ka kapur Dejan Trajkovski-Bliznak.

kafanata sdsm