ZTE lanson modelin e ri Nubia Z11 Mini

ZTE-Nubia-Z11-Mini-780x439

ZTE ka lansuar modelin e telefonit të saj të fundit që hyn në kategorinë e pajisjeve mobile të buxhetit, Nubia Z11 Mini. Ky model i ri i telefonit do të shitet për 1499 juan, që i bie rreth 230 me kursin e këmbimit aktual.

Nubia Z11 Mini është i pajisur me ekranin 5 inç që ka një rezolucion të plotë HD prej 1920 x 1080 pikselëve dhe pajisja vjen me një procesor të mirë nga Qualcomm – Snapdragon 617.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë 3GB RAM dhe 64GB memorie, me portin për microSD për ruajtje shtesë dhe kamera të dyfishta.

Në front, Z11 Mini ofron një kamerë me 8MP që është projektuar për selfie dhe në pjesën e prapme të pajisjes ka një kamerë me 16MP me auto fokus dhe lentet me f / 2.0.

Telefoni gjithashtu vjen me dy SIM kartela, ËiFi, Bluetooth, 4G LTE dhe një sensor për gjurmë gishtash. Në mes tjerash aty është edhe Google Mobile OS në formën e Android 5.1 Lollipop.