Nuk ‘aktrojnë’ vetëm femrat: edhe meshkujt shtiren kinse po përjetojnë orgazëm

Nuk-janë-vetëm-femrat-edhe-meshkujt-shtiren-kinse-po-përjetojnë-orgazëm-foto-780x439

Femrat mund të bëjnë grimasa dhe të lëshojnë zëra, për ta bindur partnerin se janë duke përjetuar orgazëm, megjithëse nuk është duke iu ndodhur.

Por, meshkujt e kanë më të vështirë të bëjnë një gjë të tillë, nëse kënaqësia seksuale nuk e ka arritur kulminacionin.

Përderisa numri i femrave që gënjejnë se po përjetojnë orgazëm, është shumë i madh, në proporcion me meshkujt që mashtrojnë për të njëjtën gjë, është mjaftë i përafërt.

Në fakt, sipas një studimi të bërë në Kanada me 230 meshkuj, ka dalë se çdo i katërti prej tyre ‘lëshon zë dhe ngërdheshet në fytyrë’, kinse po kalon nëpër kënaqësinë e dëshiruar.

Sipas hulumtimit të bërë përmes një platforme në internet me meshkuj 18 – 29-vjeçar, ka dalë se secili prej tyre ka mashtruar së paku njëherë në jetë.

Arsyeja kryesore e mashtrimit, është mungesa e përvojës, aftësitë e dobëta seksuale dhe përzgjedhja jo e duhur e partnerit, gjë që e ulë dëshirën dhe entuziazmin seksual.

Shumica e të anketuarve, kanë thënë se janë shtirur, vetëm për ta bërë partneren të ndihet mirë.