Instagram përfundimisht vjen edhe në Windows 10

instagram-iphone-6-780x439

Microsoft këtë javë më në fund e ka lansuar aplikacionin zyrtar të Instagram në pajisjet që bazohen në Windows 10.

Aplikacioni tashmë është në dispozicion për tu shkarkuar dhe instaluar në pajisjet e Windows Mobile.

Aplikacioni zyrtar i Instagram për Windows 10 ka qenë një kohë të gjatë aktivë, por tani është në dispozicion për 400 milionë përdorues të Instagram në Windows 10, me të gjitha tiparet e që janë në dispozicion për iOS dhe Android.