Kjo kamerë mund t’iu mbrojë nga grabitësit

kamera-780x439

Kompania Netatmo ka krijuar një kamerë sigurie pak më ndryshe nga ato që janë krijuar deri më tani.

Kjo kamerë sigurie që mund të vendoset në pronën tuaj, do t’iu shpëtojë nga grabitësit e mundshëm.

Kjo kamerë inteligjente për shtëpi dallon fytyrat e personave dhe nëse një fytyrë e panjohur është futur në shtëpi ajo lajmëron pronarët.

Përveç kësaj pajisja lajmëron për çdo lëvizje të personave që mund të ndodhin përreth shtëpisë.

Ajo, lidhet me telefon dhe në momentin që kamera vëren persona të panjohur alarmi është më i madh dhe më i fuqishëm.