Pse themi “shëndet” kur dikush teshtinë?

Someone_Sneezing-780x439

Sinqerisht, askush nuk e din saktësisht se përse themi “shëndet” apo “u bekofsh” kur teshtijmë.

Mirëpo, ka shumë teori të ndryshme. Një nga to është se t’i urosh shëndet dikujt që po teshtinë e mbron atë të mos e qet shpirtin nga hunda.

Shumë kohë më parë, teshtima është njohur si veprim i reflekseve, simptomë e të ftohurit apo reagimit të alergjisë.

Fraza “shëndet” apo “u bekofsh”, ishte përdorur thjesht për shkak të besëtytnive,  sepse njerëzit mendonin që teshtima shkakton shpirtin të dal nga trupi përmes hundës.

Siç duket, të thuash “shëndet” apo “u bekofsh”, e ndalon djallin ta merr shpirtin e dikujt nga teshtima.

Sidoqoftë, disa tjerë e kanë menduar të kundërtën, duke besuar se shpirtrat e ligë e kanë përdorur teshtimën si mënyrë për t’u futur në trup.

E për shumë tjerë, shpirti nuk ka pasur të bëjë asgjë me teshtimën.

Teori tjetër e vjetër është se zemra kishte ndaluar për një moment gjatë teshtimës, dhe “shëndet” apo “u bekofsh”, ishte përdorur për të siguruar rikthimin e rrahjeve të zemrës, apo edhe ta urosh dikë që nuk ka vdekur gjatë teshtimës…

Sot, pavarësisht se njerëzit vazhdojnë t’i përdorin këto fjalë, nuk ka ndonjë arsye të caktuar prapa këtyre, thjesht, ka mbetur të thuhet kështu.