Asus lanson tre modele të Zenfone 3, Deluxe është një super-model!

asus-zenfone-3-lead-780x439

ASUS Zenfone 3 është një tjetër shenjë se telefonat me 6GB RAM janë duke u bërë trendi më i ri për gjysmën e dytë të vitit 2016, pasi javës së kaluar ZTE lansoi modelin Axon 7 dhe thashethemet për Galaxy Note 6 nuk kanë të ndalur.

Kanë qenë në fakt tre modele të reja të telefonave që ASUS i ka sjell në linjën e saj Zenfone 3 në panairin e Computex 2016, dhe secili prej tyre është më i madh se tjetri. Ekran i saj më i madh është ai që ka diagonalen prej 6.8 inç.

Gjitha modelet e reja të Zenfone 3 janë bërë prej metali, por kanë specifika shumë të ndryshme.

Specifikat e ASUS Zenfone 3 Deluxe

ASUS Zenfone 3 është modeli premium i kësaj linje dhe vjen me ekranin masiv prej 5.7-inç që konkurron me atë të Galaxy Note 5.

Por në këtë rast, madhësia e ekranit nuk është gjithçka, sepse pikselët në ekranin e këtij modeli janë aq të dendura sa ato në ekranet Super AMOLED të Samsung, me një panel quad HD. Të tre modelet e reja të ASUS Zenfone 3 kanë rezolucionin me 1080p.

Ku ASUS Zenfone 3 Deluxe me të vërtetë sfidon telefonat më të mira në botë janë specifikat e brendshme, përkatësisht procesor i ri Qualcomm Snapdragon 820 dhe opsionet që shkojnë deri në 6GB RAM.

Telefoni në Android 6.0 është gjithashtu ofron edhe variantin me 256GB memorie të brendshme ndërsa mbështet edhe kartelat microSD.

Kamera kryesore e telefonit vjen me 23MP. bateria me 3000mAh që mbështet QuickCharge 3.0 nëpërmjet një USB porti Type-C dhe opsionin për SIM të dyfishtë, sensorin për gjurmë gishtash dhe jo vetëm kaq.