Google sjell risi dhe ndryshime në linjën Nexus!

google-nexus-dhe-chromecast-vijn-euml-me-29-shtator_hd-780x439

Ndër vite, Google Nexus është parë si sinonim i sistemit operativ Android, dhe për ta konfirmuar këtë fakt, tani mund të vijnë përditësime të reja në linjën e pajisjeveNexus.

Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai u ka thënë të ftuarve në konferencës Code se Google do të ‘shtoj tipare të reja’ në Android tek telefoni i ‘preferuar’, Nexus.

Për më shumë, është thënë edhe se kompania do të jetë më e vëmendshme në dizajnin e pajisjes Nexus të radhës.

Kompanitë e tjera do të punojnë ende në ndërtimin e Nexus megjithatë është evidente që sipas deklaratave të fundit nga Google, gjiganti teknologjik do të merr në kontroll më të madh programin e saj mbi Nexus.

Në deklaratën mediale është thënë edhe se Google është duke planifikuar të ketë kontroll të shtuar në sigurinë dhe privatësinë e të dhënave personale të përdoruesve.