E kuptuan se kishin shkuar në Siri vetëm kur patën qasje në Facebook (Foto)

Three-British-lads-went-on-a-boat-party-in-Ayia-Napa-and-end-up-in-Syria-780x439

Tre të rinj britanikë pohojnë se përfunduan në Sirinë e shkatërruar nga lufta, pas një nate nëpër bare, kur ata morën një barkë të gabuar në Ayia Napa, në Qipro.

Sipas asaj që rrëfejnë ata, ishin kapur nga policia ushtarake ruse në Tartus, vetëm 50 milje nga qyteti në luftë i Homsit, përcjell Telegrafi.

Lewis Ellis, 25, nga Manchester, Alex McCormick, 19, nga Colchester në Essex, dhe James Wallman, 23, nga Hertfordshire, thonë se më në fund arritën në shtëpitë e tyre, më shumë se 24 orë pasi filluan aventurën e tyre të çuditshme.

Lewis duke rrëfyer ngjarjen ka thënë se klubi i fundit ishte mbyllur rreth orës 7.30 të mëngjesit, kështu që ata rreth orës 9 vendosen që të gjenin anijen, por u gjenden në një të gabuar.

Treshja kishte planifikuar një udhëtim zhytjeje dhe për të parë delfinët.

Sipas Alex, pasi kishin hipur në anije nuk e kishin vërejtur se diçka nuk ishte në rregull, përcjell Telegrafi.

“Ishte shkuar goxha kohë kur ne filluam të vërenim se diçka nuk ishte në rregull. Ishim në panik dhe u thamë atyre të anijes se duhej të ktheheshim mbrapa”.

Por treshes iu ishte thënë se ata duhet të qëndrojnë në anije derisa të mbërrinin në një bazë ushtarake ruse.

Ata thonë se ende nuk e kishin idenë se ku ishin, derisa njëri prej tyre ishte në gjendje për të postuar në Facebook dhe për të zbuluar vendndodhjen e tyre.

Alex shtoi: “Në fund kemi gjetur një përkthyes dhe kur i thamë atij se çfarë kishte ndodhur, ai qeshi”.

Në fund, siç kanë rrëfyer ata, rusët i kishin dërguar ata prapë në Ayia Napa me anije.

James Wallman, Alex McCormick, Lewis Ellis ended up in Syria after a night out.