WhatsApp tani shton edhe GIF-a në aplikacion!

whatsapp-do-t-euml-jet-euml-t-euml-r-euml-sisht-falas_hd-780x439

Emojis duken shumë të vjetërsuara kur dalin në formatin GIF, dhe WhatsApp me sa duket e ka një plan lidhur me këtë punë.

WhatsApp duket se më në fund do të ndjek trendin e Twitter, Tinder dhe Facebook, duke shtuar një tipar mjaft të pëlqyeshëm në aplikacionin e famshëm të tyre. GIF tani do të vijnë edhe në Whatsapp.

Shtesa e GIF është parë në versionin beta të WhatsApp, e publikuar në llogarinë e Twitter të quajtur @WeBetaInfo.

Në të njejtën llogari janë parë kodet e ndryshme që janë përfshirë në sistemin iOS.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data kur do të lansohet tipari i ri në WhatsApp.