Apple paralajmëron ndryshime në AppStore!

apple-app-store-780x439

Konferenca e Apple e njohur si WWDC 2016 nis të hënën dhe drejtori i marketingut në Apple, Phil Schiller ka zbuluar disa ndryshime që do të vijnë për dyqanin e  aplikacioneve të kompanisë, AppStore.

Në një intervistë të fundit me The Verge, Phil Schiller zbuloi se Apple është duke bërë disa ndryshime në dyqan e aplikacioneve për zhvilluesit.

Apple aktualisht merr 30% të të ardhurave dhe zhvilluesit marrin 70% nga dyqani i aplikacioneve, kjo vlen edhe për abonimet,

Apple tani është duke bërë disa ndryshime në mënyrën se si abonimet në aplikacione do të punojnë.

Kur një klient pajtohet të paguajë për më shumë se një vit, të ardhurat e Apple do bien nga 30% në 15%.

Edhe më herët janë dëgjuar thashethemet se Apple do të fillojë me shfaqjen e reklamave në kuadër të funksionit të kërkimit në App Store, dhe kjo tani është konfirmuar. Zhvilluesit do të mund të paguajnë për të reklamuar aplikacionet e tyre në dyqanin e aplikacioneve.

Apple do të përdorin një sistem të tipit ankand për tu lejuar zhvilluesve për të konkurruar për reklamat.

Këto ndryshime janë mirëpritur nga zhvilluesit, dhe sa më parë që të marrim më shumë detaje mbi planet e Apple për App Store ne do të ju informojmë më në hollësi.