LG sjell linjën e re të telefonave X!

lg-x-header-780x439

LG ka lajmëruar katër pajisje të reja të serisë X.

Çmimi i këtyre pajisjeve dhe data e lansimit nuk janë bërë të ditura megjithatë kompania ka deklaruar që shitja e tyre do të fillojë më vonë gjatë këtij muaji.

Seria e re e zgjeruar nga LG tregon vendosmërinë e kompanisë për të ofruar performancë të larta me një cmim të volitshëm.

Pajisjet X Power, X Mach, X Style dhe X Max do t’i bashkohen serisë ekzistuese X.

Sa i përket tipareve, kompania ka deklaruar se pajisjet e reja vijnë me bateri jetëgjatë me kapacitet deri në 4,000 mAh.