Kuvendi do të debatojë për ligje lidhur me projektin \”Maqedonia punëson 2\”

1467012523-SOBRANIE-MK_8

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 107-të në të cilën në rend dite janë propozim-ndryshimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, Ligji për sigurim pensional dhe ivalidor dhe Ligji për sigurim shëndetësor, të cilët kanë të bëjnë me realizimin e projektit \”Maqedonia punëson 2\”.

Para deputetëve në këtë seancë janë edhe Propozimi i ligjit për plotësim të Ligjit për furnizimet publike, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, ndryshimet e Ligjit për policinë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lëndët e papërpunuara minerale, të gjitha në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe raportet vjetore të disa komisioneve, agjencive dhe Këshillit të prokurorëve publikë.