Po vjen telefoni 4 dollarësh që pritet ta “trondisë” tregun

Freedomlead-kVWH-621x414@LiveMint-780x439

Edhepse mund të duket si lajm i dyshimtë, Freedom 251 është telefoni smart që kushton vetëm 4 dollarë.

Së paku, ky është premtimi i drejtorit të kompanisë. Përkundër skepticizmit, Ringing Bells, kompania prodhuese, ka mbledhur mbi 70 milionë regjistrime për produktin e lirë të saj.

Kompania ka premtuar që do të sjell 2.5 milionë njësi deri në fund të qershorit. Megjithatë, sipas një lajmi të fundit bëhet e ditur se kompania do të mund të sjell vetëm 200,000 njësi prej 30 korrikut.

Freedom 251 do të jetë i gatshëm për porositje të mëtutjeshme pas shitjes së njësive të para të prodhuara nga Ringing Bells.