Xiaomi me Mi 5s me ekranin në 5.5 inç!

xiaomi-2-780x439

Xiaomi Mi 5s pritet të debutojë me ekran prej 5.5 inçësh.

Nëse raportet e fundit janë të sakta, atëherë mund të presim që Xiaomi Mi 5s të debutoj me ekran të madhësisë 5.5” inç.

Sipas Xiaomi Today, pajisja do të sjell poashtu procesor Qualcomm Snapdragon 820, RAM memorie prej madhësisë marramendëse prej 6GB dhe sensorin e gishtit për siguri më të plotë.

Pajisja poashtu pritet të sjell teknologjinë Force Touch e cila do të mundësojë dallimin mes prekjes së butë dhe prekjes më të fortë në ekran.

Deri tani, Xiaomi nuk ka bërë zyrtare asnjë prej specifikave të spekuluara.