Galaxy Note 7 rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

Galaxy-Note-7-press-renders2-780x439

Është folur shumë për fabletin e ri të Samsung – Galaxy Note 7. Deri më sot kanë rrjedhur disa pamje, specifika, dizajni i pajisjes dhe çka jo tjetër.

Tashmë kanë rrjedhur edhe disa pamje të versionit të vërtetë të këtij fableti, përpos pamjeve që do të publikohen në media për fabletin e ri.

Në Zauba kanë rrjedhur edhe disa detaje tjera për Galaxy Note 7 të cilat pretendojnë se pajisja do të jetë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit.

Samsung Galaxy Note 7 do të jetë i pari në serinë Note për të ardhur me këto tipare: përkatësisht rezistencën ndaj ujit, pasiqë versionet e mëparshme kanë sjellë specifikima të përmirësuara dhe dizajn të ri, por jo edhe këto tipare që e bëjnë fabletin edhe më atraktiv.