Daçiq ia këndon Erdoganit “Osman Agën” në turqisht (VIDEO)

dacic-2-640x336

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan po pritet si është më së miri në Serbi.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq madje i ka kënduar këngë Erdoganit në një gala mbrëmje të organizuar vetëm për nder të tij, shkruan Danas, përcjellë Klan Kosova.

Në një imazh të shpërndarë Daçiq shihet pranë tavolinës së Erdogan dhe gruas së tij Eminas, por edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe gruas së tij Tamara, duke kënduar këngën “Osman Aga”.

Në këtë mbrëmje janë shkëmbyer edhe dhurata dhe janë dhënë bakshishe.