“TRUMP ka ndezur fitilat për një Luftë”

Donald-Trump-and-Kim-Jong-un-564288

Ministri I Jashtëm I Koresë së Veriut mendon se presidenti I SHBA-së Donald Trump ka ndezur mundësinë për një luftë.

“Me deklaratën e tij të cmendur në Kombet e Bashkuara, mund të thuash se Trump ka ndezur fitilin për një luftë kundër nesh” tha ministry Ri Yong Ho për një agjenci lajmesh ruse.

Tensionet midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Administrata e Trump ka hasur vështirësi në ndalimin e zgjerimit të programit koreano-verior për armët bërthamore dhe ballistike.

Trump kërcënoi gjatë fjalimit në OKB se do ta shkatërronte Korenë e Veriut nëse do t’I duhej të mbronte veten dhe aleatët e saj. Ai gjithashtu u tall me Kim  Jong-un duke quajtur atë ‘Njeri I Raketave’.

Një zëdhënës në Korenë e Veriut deklaroi muajin e kaluar se sa më shumë sanksione do të vendos SHBA-ja bashkë me aleatët e saj kundër tyre, aq më shpejtë do të punojë Koreja që të zhvillojë programin e armëve bërthamore. transmeton televizioni KLAN