Zaimina Vasjari thotë se është shtatzënë, por linjat e saj tregojnë të kundërtën (Foto)

zajminna-e1485287361288-780x439

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ditë më parë u lakua në media sërish për shtatzëninë e saj.

Ajo publikoi një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, në mbishkrimin e së cilës tregonte se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Por, pavarësisht kësaj, linjat trupore të këngëtares po vërtetojnë të kundërtën, kështu së paku sipas fotografive të fundit.

Në rrjetin social Instagram, Zaimina ka publikuar së fundmi një fotografi, ku shfaqet mjaft elegante dhe provokuese në një fustan të zi.

Ajo asnjëherë nuk e ka konfirmuar me deklaratë faktin se është shtatzënë, teksa ndjekësit menjëherë kanë pyetur se pse barku i saj nuk është ende i rrumbullakosur.

Sido që të jetë, Instagrami nuk konfirmon vërtetësinë se kur mund të jenë realizuar fotot e këngëtares në fjalë. /Telegrafi/