Nuk do të ndalem derisa të bëhem kampion europian

bajramramadani (4)

I ri, i pashëm dhe me mjaft motivim për të dalur mbanë sfidave dhe qëllimeve që i ka vënë vetes. Djaloshi trim nga fshati Gradec i Gostivarit dëshiron të bëhet kampion europian, ndërkohë që në këtë intervistë tregon më shumë rreth vetes dhe karierës si kickbokser, një sport i rezikshëm por njëkohësisht i këndëshëm të cilin e kultivon ai tash e katër vite.

E mban mend ndeshjen e parë?

Ndeshja ime e parë ka qenë para katër vitesh në Shkup.

Si i ke hy këtij sporti, sa i rezikshem aq dhe i kendshëm për dike?

Në fillim kickboksi ka qenë si një alternativë për të humbur mbipeshën por edhe një ëndërr që tash më është bë realitet, reziqet nuk i mendoj kur dal në ring sepse është kënaqësi e madhe dhe them që mendoj vetëm fitoret.

Kush është Bajram Ramadani për ata që nuk të njohin?

Jam student i fakultetit të kulturës fizike, 21 vjeç nga fshati Gradec i Gostivarit, ka disa vite që i jam përkushtuar sportit gjegjësisht kickboksit.

Motivimi juaj për këtë sport?

Motivimi im për këtë sport janë Shemsi Beqiri dhe Xhavit Bajrami, dy shqiptarë tashmë të famshëm dhe me karierë të shkëlqyer në ringjet botërore dhe mbajnë titujt botërorë dhe europian.

A mendoni të mereni gjate apo do ndëroni profesion?

Besoj që do të vazhdoj të merem me kickboks derisa të arrijë qëllimit të cilin e kam, të bëhem kampion europian.

Ku jeni prezantuar deri më tani dhe sukseset që keni pasur?

Deri më tani jam prezantuar në disa shtete si në Turqi, Kroaci, Sloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Zvicër. Kam qenë tre herë kampion i Maqedonisë, një herë kampion ballkanik dhe dy herë kampion ndërkombëtarë e nënkampion europian.