Vipat shqiptarë me gotë vere të personalizuar

IMG_9670
Disa lokale në Tiranë do të ofrojnë verë për klientët vip vetëm tek gota e tyre e personalizuar me autograf! Kantina e njohur italiane Due Palme ka zhvilluar një sërë degustimesh në lokale të ndryshme në kryeqytet në sekret thuajse të plotë! Gjatë këtyre eventeve vipat e ftuar kanë personalizuar gotat e tyre me një lapostil të veçantë që i reziston larjeve! Sigurisht tek ato gota do të pijnë verën e tyre të preferuar dhe gjithçka nis me një Ettamiano apo Selvarossa të Due Palme. Disa nga të përzgjedhurit ishin Arbër Çepani, Klod Hoxha apo Rovena Dilo e Einxhel Shkira.