Fatmir Izairi e la komunën e Zhelinës me 9 projekte kapitale me vlerë 2.2 milionë euro

fatmirr

Sot Fatmir Izairi e dorëzoi mandatin me rreth 9 projekte kapitale në realizim e sipër apo për te cilat mjetet janë të siguruara, në një vlerë mbi 2.2 milion euro edhe atë nga Banka botërore, Banka evropiane për investime, Byroja për zhvillim të barabartë rajonal, IPA fondet, kofinancim i kompanive në zonën industriale dhe buxheti komunal.

1. Rekonstruimi i rrugës lokale në f. Grupçin, me vlerë prej 10.985.566 den
2. Rekonstruimi i rrugës lokale në f. Novo Sellë, me vlerë prej 9.705.991
3. Ndërtimi i rrugës lokale në f. Zhelinë, me vlerë prej 9.011.313
4. Rekonstruimi I objektit shkollor në f. Pallaticë, SHF Fan Noli – Trebosh, me vlerë prej 8.988.551 den
5. Rekonstruimi I objektit shkollor në f. Grupçin, SHF Pashko Vasa – Grupçin, me vlerë prej 3.123.393 den
6. Rekonstruimi I objektit shkollor në f. Llërcë, SHF Rametulla Ameti – Çiflik, me vlerë prej 2.238.327, apo me vlerë totale prej 42.053.141 den
7. Investime në Sistemin e ujejsllesit regjional për 13 vendbanime, gjegjësisht Rezervoari, gypi shtytës dhe gypi furnizues në vlerë prej rreth 900 mijë euro (Ankandi i hapur në Ministrinë e transportit).
8. Rrjeti i kanalizimit dhe ujësjellësit në Zonën Industriale deri te varezat e dëshmorëve të Dëbërcës i cili është në realizim e sipër, me vlerë prej rreth 300 mijë euro.
9. Planet urbanistike për 10 vendbanime me vlerë rreth 380 mijë euro.

Edhe përkundër marrëveshjes paraprake që në Sallën e Këshillit Komunal të jenë prezent Komisioni Komunal Zgjedhorë, administrata, këshilltarët e rinjë ku pasi të ndahen Certifikatat të kalohet te Kabineti i Kryetarit për pranim- dorëzim të mandatit, Blerim Sejdiu bashkë me një numër të madh të anëtarëve të Besës uzurpoi Sallën e Këshillit Komunal dhe Kabinetin duke provokuar dhe ofenduar administratën Komunale me një fjalor vullgar. Se kujt deshi t’ia demonstrojë këtë forcë Blerimi, qytetarëve, administratës apo Fatmir Izairit që erdhi vet, mbetet një pyetje pa përgjigje.

Fatkeqësisht, kjo sjellje bashkë me deklaratën e parë të tij me një fjalor përçarës, përveç naivititetit politik, mungesës së kulturës elementare, demonstron edhe një injorancë për të të ardhur keq.

Kjo është edhe një provë se ashtu siç bëri kampanjë me akuza dhe shpifje do të vazhdojë të “udhëheq” jo duke ofruar zgjidhje por duke sharë dhe mallkuar të tjerët.

Blerimi solli kaosin që në minutat e para dhe edhe pse Komuna de jure ka një kryetar të ri, de facto nuk ka një qeverisje lokale.